1 Dizajner & 5000 Programues – FOSDEM 2015

Kodburim i hapur dhe birra pafund.

Vit pas viti bëhëm kureshtar në mos konferenca më e madhe rreth softuerëve të lirë e të hapur (FLOSS) në Europë vendos prioritete të reja, me krijimin e trendeve të ndryshme si dhe zhvillimin e teknologjive.

Me sa duket jo. Birra, Open Source, Birra dhe Club Mate është motoja e FOSDEM, zhvilluar fundjavën e fundit në Bruksel të Belgjikës. Ju përmenda që kishte dhe birra?

Këtë vit isha i ftuar si pjesë e skuadrës së lokalizimit (përkthimit) në Mozilla. Lajmi kishte mbërritur pak me vonesë, por në fund të fundit, të gjitha përgatitjet “shkuan vaj”.

Do doja që dhe të tjerë nga komuniteti i Open Labs të kishin mundësinë të vinin, por fatkeqësisht ishte e pamundur.

Bëni plane për FOSDEM 2016 njerëz!

Shënim: Gjatë këtij postimi do të hasni fjalën “birrë” shumë shpesh. Në qoftë se mendoni që ekzagjeroj, nuk keni qenë asnjeherë në FOSDEM

Duke qenë se ishte hera ime e dytë në FOSDEM (kisha fatin të isha në 2014 me Redon Skikulin), u tregova pak më i zgjuar sesa vjet dhe planifikova fluturimin tim herët të premten në mëngjes, në mënyrë që të kisha kohë për tu përgatitur për fundjaven. Por fakti që nuk me kishte zënë gjumi natën përpara nuk ishte shumë në favor të energjisë sime.
Ndryshe nga shumica e Mozillianëve (banorët e planetit ‘Mozilla’) nuk kisha rezervuar hotelin në qendër të Brukselit, por 3km larg qendrës, bashkë me disa Mozillianë të tjerë. Lë të themi që ishte ushtrim i mirë fizik.

Kur arrita në hotel mora vesh që Richard Stallman (krijuesi i Free Software Foundation) ishte në Bruksel dhe do zhvillonte një prezantim afër një universiteti në Bruksel. Fatkeqësisht nuk arrita të shkoj, për shkak se prezantimi do zhvillohej në anën tjetër të qytetit dhe nuk do më mjaftonte koha të organizoja ditën. Alternativa ishte të çlodhesha në hotel, kështu që atë bëra.

Stallman erdhi dhe ditën e nësërme në FOSDEM, mëgjithëse paplanifikuar. Kësaj here jo si prezantues, por si protestues. Me sa duket këtë vit FOSDEM kishte hequr fjalën “Free” nga slogani, dhe vetëm “Open Source” kishte ngelur në sloganin e konferencës. Në qoftë se nuk je i sigurtë për definicionin e “Free Software” të sugjeroj të lexosh definicionin e softuer-it të lirë. Për mendimin tim, një ndryshim aspak i nevojshëm nga FOSDEM dhe fyes për mbështetësit e softuerit të lirë. Por me sa kuptova stafi i FOSDEM e rregulloi këtë gabim gjatë ditës së dytë.

Për të gjithë ata që planifikojnë të marrin pjesë në FOSDEM vitin tjetër: Nuk quhet që ke qenë në FOSDEM pa pirë të paktën 3 birra të premten, në Delirium Bar. Në fund të ditës, këtë bëmë dhe ne. Fatkeqësisht të gjithë Mozillianët ishin shumë të shpërndarë në lokal (Delirium ka madhësi gjigande) dhe nuk kishim një tavolinë tonën, por pas disa birrash, u miqësova me programues, hackers dhe aktivist nga çdo cep i botës (edhe pa i njohur). Nuk numërova birrat, por kur u zgjova ditën tjetër në hotel, kuptova që piva 1 më shumë se ç’duhet.

Delirium

Ata që nuk e dinë: Delirium ofron mbi 3000 lloje birrash, dhe mban rekordin Guinness për numrin më të madh të birrave që ofron. Ndër të tjera birrash ekzotike ofron dhe Birrën tonë Korça!

Dita e shtunë filloi me një dhimbje koke të tmerrshme. Por ishte okay, nuk isha i vetmi. Duke qenë se duhet të niseshim në orën 8 nga hoteli, mëngjësi ishte i pamundur të konsumohej nën rehatinë e hotelit. Gjatë 48 orëve të fundit kisha fjetur vetëm 6 orë gjumë, pra më nevojiteshin disa Kafe, Red Bull, dhe Club Mate që të merrja veten.

Para se të pyesni pse po shkruaj për pagjumësinë, alkohol dhe kafeinë në blogun tim: Merrini si këshilla. Herës tjetër që do jeni në një konferencë aq intensive sa FOSDEM do më falendëroni.

Nga mesi i ditës së parë mu rikthyen energjitë dhe përfitova nga rasti për të mbledhur përkthyesit e Mozilla në një mbledhje lokalizimi, për të diskutuar rreth statusit të lokalizimit (l10n) në komunitet tona. Aktiviteti doli mjaft i suksesshëm dhe më tëpër informacione rreth pikave të bisedës do të përmend në një postim të mëvonshëm në anglisht.

IMG_20150201_121808

Shumë krenar gjithashtu për sallën e Mozilla-s këtë vit (DevRoom) që ishte thuajse plotë gjatë gjithë kohës (370 veta në prezantimin e “The future of JavaScript”!). Fantastike që e gjithë ndërtesa qe e rezervuar vetëm për Mozilla.

Kërkoni Twitter dhe Instagram me #mozdem për të parë përditësimet nga Mozilla në FOSDEM ’15

Kisha kënaqësinë të takoja shokë të rinj e të vjetër, (pa përfshirë Mozilla këtu): Erik Albers, Gijs Hillenius, Helen Codling, Cat Allman, Marc Balmer, Bert Desmet, Sam Tuke si dhe shumë të tjerë që mund t’i kem harruar këtu.

Mozillians

Sidomos gjatë ditës së dytë u përpoqa të gjeja partner, sponsor dhe speaker për OSCAL 2015. Jam shumë i entuziazmuar për edicionin e dytë dhe tashmë dhe pak më i qetë me Mozilla dhe Google si partner të konfirmuar. Gjithashtu do mirëpresim mbi 15 Mozillian në OSCAL, diçka që ndodh rrallë në evente të tilla në rajon.

Ndjesia e fajit që ke kur boshatis stendat e projekteve nga stickerat, dhe bluzat e tyre, është unike dhe vështirë të gjendet diku tjetër sesa në FOSDEM (akoma çuditem sesi valixhet e mia mbijetuan me 50kg FLOSS brenda). Këmbët do t’ju dhembin si dreqi gjatë gjithë ditës dhe birra do bëj të veten pas orëve të vona.

Dhe çdo sekondë ia vlente.

Kushdo që dyshon të jetë pranishëm në FOSDEM ’16: Nuk ju kam shokë.
Kushdo që do të jetë shok me mua: E dini çfarë duhet të bëni.

 

IMG_20150201_154425

Gjatë ditës së dytë po bisedoja me shokun tim nga Greqia, Giannis Konstantinidis (Mozilla Rep, Fedora Ambassador) a na pëlqeu FOSDEM ’14 apo ’15 më tëpër.
Giannis insistoi që edicioni ’14 ishte më i mahnitshëm. Realisht, në ato momente, mund të ndaja të njëjtin mendim.
Por 5 ditë më vone, mund të them me siguri që realisht nuk e krahasoj dot, çdo FOSDEM sjell me vete një eksperiencë unike për këdo që e viziton, thjesht duhet të kesh arritur në shtëpi esëll më parë, që të kuptosh çfarë dreqin ndodhi gjatë fundjavës në Bruksel.

Epike, thjesht epike.