Jo, nuk jam programues

Më shumë mundësi ju ka rastisur që prindërit tuaj të kenë dashur të keni një profesion të caktuar në të ardhmen; si arkitekt, avokat ose ndonjë profesion tjetër ekzotik.
Natyrisht, realiteti nuk zhgenjën të jetë ndryshe.

Në rastin tim, kam qenë gjithnjë shumë i lidhur me teknologjinë dhe dizajnin. Pasi u përfshiva në krijimin e lojrave të ndryshme për kompjuter, reklama të animuara dhe më vonë Softuerë të lirë, Burimin e Hapur (Open Source) si dhe Internetin e lirë; pasioni shumë shpejtë u bë një pr për mua, ku kam patur edhe fat që ta ktheja në profesionin tim më vonë.

Mëgjithatë, sapo njerëzit marrin vesh që jam përfaqësues i Mozilla dhe anëtar bordi në Open Labs, ata menjeherë supozojnë që jam një programues.
E vertetë, jam i rrahur me komanda bazike terminali në Linux, kam një llogari në GitHub dhe di se për çfarë nevojash përdoren gjuhë programimi të ndryshme. Dhe prapë, jo nuk jam programues. Mund të jem dizajner, një hacktivist, një hobist, një ‘wannabe’ sipërmarrës ose një IT; por të qënurit programues është shumë larg nga ajo që jam. Dhe besoj që kjo është okay.

Grind

Sot mund të jesh i përfshirë me tenkologjinë pa patur nevojë që të referohesh si programues. Megjithëse roli i femrave në teknologji dhe probleme të ngjashme rreth diversitetit në komunitete teknologjike bisedohet gjerë e gjatë, këto komunitete janë berë shumë më gjithëpërfshirëse se ç’kanë qenë.
Skena teknologjike po bën hapa përpara në këtë aspekt. Nuk është nevoja të jesh programues që të kesh të bësh me kompani ose komunitete teknologjike, thjesht për faktin që teknologjia është mbivendosur në jetën tonë në mënyrë shumë më të natyrshme në krahasim me dy dekada përpara.

Mëgjithatë, aftësi kodimi bazike dhe të kuptuarit e logjikës së programimit janë më se të këshillueshme sot dhe ngjasat janë që do të jenë të nevojshme në të ardhmen.

Për ta ilustruar këtë, Open Labs është krijuar nga 5 njerëz, nga të cilët 4 nuk janë programues.
Gjithashtu, nga të gjithë Mozillianët aktiv anëmbanë botës, më pak se 20% kontribojnë në kodin e projekteve të Mozilla-s, si Firefox. Pjesa tjetër janë përkthyes, promovues, ndërtues komunitetesh, mësues, dizajner etj. Mund të vihet re që nevojitet me shumë sesa disa miliona rrjeshta kod për të mbajtur në lëvizje një projekt aq gjigand si Mozilla. Pavarësisht programues apo jo, persona të apasionuar, siç kemi ne Open Labs ose Mozilla, janë katalizator i këtyre organizatave.

Kështu që do ju lutesha të thyenim këto klishe. Mos dyshoni në pasionin që ka dikush rreth teknologjisë thjesht se nuk kanë eksperiencë si programues (ose në përgjithësi në teknologji). Eshtë tëpër fyese dhe paragjykuese.

Kjo është gjithashtu dhe arsyeja pse adhuroj Softuerin e Lirë dhe Kulturën e Hapur. Rëndësi ka filozofia dhe impakti që bën teknologjia, jo sa i paparë dhe mahnitës është framework-u i ri në Javascript nga Filan Fistëku.

  • Pingback: No, I’m not a programmer | Elio's Corner()

  • Jam shume i rrahur nga fenomeni “mqs punon me kompjuter, duhet te dish dhe ta rregullosh kur te prishet” – dhe jo rralle degjoj: “Gjergjo, se mu ka prish kompjuteri, a vjen me e pa nje here?” apo komente nga nxenesit “Si nuk e di kete gje, ti je dhe mesues informatike”. Dmth nese je farmacist, mund te te pyes “a eshte i hidhur ky ilaci?” 😛