Updated on Dhjetor 31, 2015
Mozilla Weekend Tirana 2015
Përsëri një postim i vonuar, ndjesë për këtë, por populli thotë “më mirë vonë se kurrë”, apo jo? Dakord, është justifikim, gjithsesi këtu është një raport i shkurtër nga Mozilla Weekend Tirana 2015.
Me Mozilla Weekend Tirana 2015, mirëpritëm edicionin e dytë të aktivitetit kryesor vjetor të komunitetit të Mozilla Albania, në TIranë. Në Shkurt 2014 kishim një edicion të parë shumë të suksesshëm, i cili u zhvillua në ambientet e Tirana Ekspres, me të ftuar special Flamur Mavraj nga Norvegjia dhe Christos Bacharakis nga Greqia, gjë që na la të dyshonim nëse do të mundnim te përmirësonim cilësinë e aktivitetit akoma më shumë këtë vit.
Natyrisht që në Open Labs dhe Mozilla Albania jemi mësuar me këtë mënyrë të të punuarit. Edicioni i dytë i MozWeekend u mbajt me 28 Shkurt / 1 Mars në Qendrën Kulturore TULLA, një bar dhe hapësirë shumë e ngrohtë dhe e rehatshme, perfekte për evente të tilla. MIrëpritem kolegun tonë nga Kosova, Ardian Haxha, me të cilin kishim kënaqësinë të zhvillonim disa biseda shumë interesante.
Do ta mbaj këtë raport relativisht të shkurtër, por do përfshij dhe një analizë të shkurtër SWOT të eventit nëse jeni të interesuar për të përshtatur formatin e Mozilla Weekend në komunitetin tuaj, ose thjesht doni të dini më tëpër rreth impaktit që pati eventi.
Për të gjithë ata që nuk e dinë definicionin e “SWOT”; është akronim i fjalëve STRENGTHS, WEAKNESSES, OPPORTUNITIES, THREATS (pra FUQI, DOBËSI, OPORTUNITETE, RREZIQE). Analiza SWOT është shumë e dobishme në analizën e statusit të një projekti.
Strengths | Weaknesses | Opportunities | Threats |
---|---|---|---|
Diversity: We have a strong female presence at our events with always around 50% girls/women | There was a lack of technical and/or practical workshops | Collaborate with Mozillians from Kosova to expand impact | Short-sighted contribution paths (contributors stop contribution after time) |
Very friendly and easy going environment, with no much need for "icebreaking" | We expected more attendees, but the event was in the middle of the exam season, which we underestimated. We need to keep this in mind for next year. | Firefox Student Ambassadors is a VERY great opportunity to get new contributors involved, as 80% of our attendees are students. | |
Promo & Social Media is particular strong in Mozilla Albania and Open Labs, we are very coordinated with our online presence and dedicate (usually) the time it deserves. | A space for the local community to meet and work. People always ask us where we are based and it's hard giving them an answer. | A big focus of MozWeekend remains attracting new contributors, which works very well until now. We need to use this opportunity further. | |
Dua të falendëroj të gjithë vullnetarët e Open Labs që mundësuan organizimin e një eventi aq fantastik! MozWeekend nuk do të ishtë mundësuar dot pa mbështetjen e komunitetit.
Në vecanti Kristi Progri, e cila është Mozilla Rep, ka bërë një punë të paimagjinueshme me organizimin dhe u ndjeva pak keq që arrita të flija disa orë më shumë gjumë se ajo para aktivitetit. Gjithashtu një falendërim dhe për Redon Skikuli i cili i mbajti balancat e organizimit gjatë kohës qe isha në Berlin në takimin vjetor të komunitetit gjermano-folës të Mozilla.