Pse bota ka nevojë për Firefox

Ky postimi është marrë dhe përshtatur nga anglishtja nga Harry Chapman. Postimi origjinal mund të gjendet në blogun e tij. Imazhet GIF janë marrë nga Giphy.

Kam menduar shpesh kohët e fundit se pse bota ka nëvojë për Firefox, dhe si Firefox mund t’i “shitet” njerëzve të thjeshtë të cilët nuk e dinë definicionin e softuerit me burim të hapur (open source) dhe për më tepër, se si funksionon. Sfida për Firefox, dhe Mozilla, qëndron pikërisht në përmbysjen e këtij trendi të frikshëm:

Browsers

Mund të këtë disa arsye që pengojnë rritjen e Firefox (ose madje mbajtjen stabël të përqindjes së tregut që ka); është perceptimi i përhapur që Google Chrome është “thjesht më i mirë”. Për më tëpër; Chrome vjen i instaluar në pajisjet Android dhe është i disponueshëm dhe për Apple iOS.
Në kontrast, me Firefox, një përdorues potencial duhet të “vrasi mendjen” me instalimin e Firefox në Android, dhe përtej kësaj nuk është (ende) i disponueshëm në iOS (dhe kjo për shkak të kufizimeve nga Apple).
Gjithashtu, Google ka një rrjet gjigand reklamash mbi të cilin përpiqen t’ua mbushin mendjen shikuesve të provojnë Chrome “për të qenë më të shpejtë”; një strategji të cilën Mozilla nuk e ndjek dot me aq burime që ka në dispozicion.

GIF1

Do të eksplorojmë arsyet pse na nevojitet konkurencë shfletuesish (browsers), paralelizmat midis betejës në të cilën ndodhet Firefox sot dhe asaj në të cilën ishte në vitet 2000 kundër Internet Explorer, si dhe strategjitë që Firefox mund të ndjeki për të ndaluar uljen e numrit të përdoruesve të tij.

Retrospektivë: Pse konkurenca luan rol

Padyshim që nxjerrja në pah të përfitimeve nga konkurenca në tregun e shfletuesve të internetit është ndihmesë.
Pyetja që mund të shtrohet është: Pse të na interesojë nëse Google Chrome dominon tregun e shfletuesve kur kushdo ka mundësinë për të ndërruar shfletuesin?

Nëse një shfletues bëhët tëpër dominues, shumë njerëz që krijojne produkte që kanë të bëjnë me internetin, priren të mos e vrasin mendjen më për shfletues të tjerë. Për shembull, programuesit do të ndalojnë së testuari në mënyrë të duhur produktet e tyre pasi supozojnë që shumica e klienteve të tyre përdorin Chrome.

Një problem tjetër me dominimin e tregut nga një shfletues është fakti që programuesit/pronarët e atij shfletuesi do të kenë një influence të jashtëzakonshme mbi rregullimin e standarteve të web-it. Nëse një shfletues me një përqindje tregu të madh nuk është i hapur për të adoptuar një standard web-i të ri, mund ta ndalojë implementimin më të gjerë të këtij standardi në përgjithësi.

GIF2

Kur nuk ka konkurrentë të rëndësishëm, rritet tundimi për të shpenzuar më pak energji dhe burime për përmirësimin e produktit. Pse të vrasësh mendjen kur njerëzit do të përdorin produktin tënd pavarësisht çfarë bën? Kjo ishte situata kur Internet Explorer 6 ka qenë mbreti i tmerrshëm i shfletuesve.
Microsoft nuk u mundua të përmirësonte atë pasi çdokush e përdorte gjithsesi. Kjo ndryshoji kur Firefox hipi mbi skenë dhe solli konkurencën aq të nevojshme në treg.

Një betejë ‘ndryshe’ kësaj radhe

Lufta e mëparshme e shfletuesve ka qenë një luftë shumë më e lehtë se sa kjo tani. Eshtë kundërvenë produkti qartazi superior (Firefox) me një produkt që kishte vite pa ndryshuar (Internet Explorer). Eshtë e vështirë t’i kujtosh ato ditë kur shfletimi me tab-e ka qenë luks, dhe çdokush kishte katër a pesë dritare të Internet Explorer hapur në të njëjtën kohë.

Këtë herë ama, lufta e shfletuesve është shumë më e padallueshme.
Produktet duken shumë të ngjashme, veçanërisht pasi Firefox lançoi para pak kohesh përditësimin “Australis”, i cili kishte ekskluzivisht tab-e me cepa rrethorë. Të dy shfletuesit (Chrome dhe Firefox) kanë qenë pjesë e një trendi për thjeshtimin e ndërfaqjes së përdorimit duke hequr elementë të ndryshme me qëllim “një eksperiencë përdorimi jo të mbingarkuar. Të dy shfletuesit lejojnë të sinkronizosh historinë tëndë të shfletimit, password-et dhe add-ons midis pajisjeve.

Pjesë e diferencës midis shfletuesve është fakti që karakteri i Chrome dhe Firefox janë tëpër të ndryshme. Firefox zhvillohet nga Mozilla Corporation, me mbështetje nga Mozilla Foundation. Ndërsa Chrome normalisht është krijuar nga Google, një përbindësh gjigand zvarritës i një kompanie interneti, që ka tentakulat e tij më shumë mundësi në çdo aspekt të jetës tëndë online. Në thelb, zhvilluesit e Firefox janë të motivuar nga një dëshirë për të bërë internetin një hapësirë më të mirë e të hapur për të gjithë.
Ndërkohë komandanti i Chrome është Google në fund të fundit. Normalisht që prioritet për Google është të bëjë sa më shumë para. Chrome është një makineri që i ofrohet njerëzve për të përdorur shërbimet e Google, dhe këta të fundit kanë interes në promovimin e këtyre shërbimeve, gjë që është në dëm të të tjerëve.

GIF3

Një arsye tjetër pse Firefox është përfundimisht më i mirë se Chrome, është në parimet që ka Firefox për burimin e hapur (open source). Firefox ka burim kodi të hapur deri në thelb, ndërsa Chrome është softuer i hapur (Chromium), me disa elemente të patentuar e të mbyllur shtuar.Problemi qëndron në mënyrën se si mund të komunikosh këto diferenca (aspak sipërfaqësore) te njerëzit e thjeshtë. Është shumë më e veshtirë të nxjerrësh në pah avantazhet e dallueshëm që ka Firefox mbi Chrome, krahasuar me avantazhet që ka Firefox mbi Internet Explorer 6. Privatësia mund të jetë elementi që veçon Firefox-in këtu.

Avantazhi konkurues i Firefox

Mëgjithëse Firefox ka plotë funksione fantastike, mendoj që avantazhi konkurues i Firefox është respekti që ka për privatësinë e përdoruesve të tij. Firefox kujdeset për mbrojtjen e përdoruesve të tij. Për shembull, funksioni i ndjekjes (tracking) të lejon të ndalosh reklamues jo të hijshëm të të ndjekin online. Mjafton vetëm një rregullim i vogël në konfigurimet about:settings. Firefox gjithashtu të lejon të bllokosh cookies të personave të tretë. Ndërkohë, Chrome, dhe rrjedhimisht Google, kanë interes në ndjekjen e aktivitetit tënd në internet që të krijojnë një imazh të qartë rreth zakoneve të tua për reklama potenciale.

Chrome-VS-Firefox

Në thelb, zgjedhja midis Firefox dhe Chrome është një zgjidhje midis disa veglave që duken shumë të ngjashmem por në fakt janë shumë të ndryshme. Një vegël respekton privatësinë tënde dhe është ndërtuar nga një komunitet, ndërsa tjetra është edhe një vegël që ndihmon një kompani të bëjë më shumë para nga ty.
Mendoj që zgjedhja është shumë e qartë në këtë pikë.

  • Andi Blloshmi

    Nuk besoj se duhet pare me syrin qe pse nje kompani ben me shume para nga ty me toolsat qe ajo krijon se po te mos ishin ato para nuk do kishte kete lloj investimi per teknologjine 😛 🙂

    • Elio Qoshi

      Nuk ka lidhje, dhe besoj qe e anashkalove piken time kryesore ne blogpost.
      Fakti qe nuk jemi mjaft dyshues dhe qe i besojme verberisht eshte teper shqetesuese

      Per te tjerat do perseritesha, i permenda ne postim

      • Elio Qoshi

        Gjithashtu Mozilla nuk ben para, eshte OJF, nuk mund ta krahasosh 🙂

        • Andi Blloshmi

          mozilla merr Donacione (pret nga te tjere) 😛 ndersa google nuk pret 😛 mendimi im ky se nuk e di se cfare ndodh ndermjet kompanive…por me mjafton fakti qe ne momentin e pare qe ti instalon firefox Search bar-i i firefox e ben kerkimin ne google . kshuqe mozilla mer “donacione ” dhe nga Google eh sa e gjere eshte kjo gje asnjeri nga ne sdo e kuptoje 😉 :p

          • Elio Qoshi

            Nuk kuptoj argumentat e tua qe nuk i bazon diku.
            Mozilla ka patur nje marreveshje 10 vjecare me Google per default search; sot e ka me Yahoo. Nuk ka lidhje me donacion kjo gjeja (dhe e thua sikur te jete gje e keqe)
            Jo, ti nuk e kupton fatkeqesisht, gjeresia e marreveshjes eshte relativisht transparente dhe po shpreh mendimin tend personal sikur te jete fakt i kryer.

          • Andi Blloshmi

            ore une thash mendimin tim sic ti ke thene tendin 🙂
            Nuk e tash qe eshte gje e keqe donacioni,varet si e interpreton ti pastaj , aty skam cte bej une.
            Une thjesht thash qe firefox eshte nje browser qe merr $300 milion ne vit qe do te thote disa marrvjeshje e gjera nuk jane aq Open Source 🙂
            Dhe mos e merr me kaq vrull nuk po shaj firefox se e perdor vete 😛

          • Elio Qoshi

            Pertej pjeses se opinionint, kjo nuk ngel vetem me “mendim” por me fakte thelbesore qe duhet ti mbyllesh syte mos t’i shohesh.
            Jo, nuk e ke thene ne drite te mire pjesen e donacioneve, donacionet jane afersisht 10% ne Mozilla, pjesa tjeter eshte nga partneritete. Google nuk eshte OJF dhe nese Google jep dikujt tjeter leke, eshte puna e Google, nuk mund te fajesosh Mozilla pse nuk eshte transparente (punet e Google keto). Gjithashtu cfare i referohesh ti jane nga viti 2012, ku Google jepte afersisht cdo vit 270M USD
            Rishiko dhe njehere definicionin e open source se nuk ka te beje me ate gje qe i referohesh.

            Nuk e marre me vrull, por kur harxhoj kohe per te kontribuar me nje shkrim, te pakten pres nje koment te bazuar ne fakte, jo mendime empirike

          • Andi Blloshmi

            come on… njs njeri nga revista forbes me ka “genjyer” para ja 1 viti apo me shume per kte punen e 300 milion $ kshuqe dhe une te “genjeva”
            Thnx to 270 milion $ you have a secured part of firefox OS and firefox browser …. ect :p
            Ti ose ai zoteria ku eshte perkthyer ky shkrim te vetmin avantazh te firefox kundrejt chrome me keni thene ” Privatësia mund të
            jetë elementi që veçon Firefox-in këtu” me nje MUND perpara dhe normalisht cdo njeri ka dhe do ate privatesine e vet dhe per kte sado qe te kte cookies trackera e gjera te tilla gjithmone do jete je add-on apo nje extension qe te ndihmon ta thellosh me shume, dhe faktin qe eshte Open Source.
            Pak me lart Open Source ishe ne kuptim metaforik sa te hapura jan mardheniet dhe kontratat ndermjet google dhe firefox.
            Listo ca me shume qe te duket me mire. 🙂
            Dhe perdoruesit jan ndikuar shume nga rrjetet sociale per perdorimin e Chrome apo Firefox 🙂
            Cheers and have a nice day 🙂

          • Elio Qoshi

            Nuk kuptova ku doje te dilje (qe besoj ka te beje me drejtshkrimin tend) por faleminderit gjithsesi.

          • Andi Blloshmi

            Interneti kte pune ka , jo te gjithe kane kohe te redakotojne shkrimin ,

            Ti biem shkurt.

            1-Mos krahaso Google me kompani te tjera ne kte fushe dhe ti e di arsyen pse .(pranoje eshte google)

            2- Jep me shume arsye pse duhet firefox duke e krahasuar me te gjithe browserat egzistent jo vetem Chrome
            3- Studioje me thelle ceshtjen cfare ofron me shume Firefox , jo vetem perkthim ( pershateje) .

            ///
            Fakte te tipit Chrome perdor me shume RAM , load time , ca features ka shtese Firefox qe je e ben ate me te mire se Chrome ,Opera , Safari etj

          • Elio Qoshi

            “Interneti kte pune ka , jo te gjithe kane kohe te redakotojne shkrimin ,” Po tallesh tani me mua besoj.

            Kjo mania qe kemi qejf te kritikojme pa prekur hunden tone eshte problematik realisht. S’po komentoj me per pikat e tua te tjera.
            Nuk kam me gje per te shtuar.

          • Andi Blloshmi

            😉