OSCAL ’15 | Open Source Conference Albania 2015

Banner2OSCAL Group Photo Blog

Shënim: Jam më se një javë vonë më këtë, por shikoni, nëse me njihni mirë e dini që kam patur një arsye te fortë! Mirë dakord, sinqerisht më mungonte frymëzimi pas këtyre javëve aq intensive, por më në fund jam gati për gjëra të tjera ne vazhdim!

Në fakt kam ndjerë vetën tepër rehat për sa i përket organizimit të OSCAL’15 , kontaktimi i sponsorëve, telefonata pafund, dizenjimi i materialeve; e gjitha kjo u kthye në një rutinë për muaj më rradhë dhe tashmë është tepër absurde sesa shumë është bërë pjesë e jetës sonë të përgjithshme, aq shume sa ishte sureale kur konferenca po ndodhte realisht.

1

Kështu erdhi dhe apokalipsi me 9-11 Maj, ku e gjithë puna intensive që kemi futur në përgatitjen e konferencës, do të shfaqte veten për një fragment kohe të shkurtër prej 72 orësh. Më tej, ishte absurde të shikoje mbi 30 folës nga çdo cep i Europës duke ngrënë së bashku ushqime tradicionale shqiptare dhe duke i treguar njëri-tjetrit barcaleta të pista. Momente si këto ishin realisht fantastike gjatë OSCAL’15.

Po, djemat dhe vajzat e Open Labs ia dolën përsëri të organizonin një edicion tjetër të suksesshëm të OSCAL. Jam shumë i lumtur të jem i rrethuar nga aq shumë njerëz që punojnë në mënyrë të palodhshëm jo sepse është “trendi më i fundit”, por sepse është gjëja e duhur për t’u bërë dhe e rëndësishmë për këdo nga ne.

Dua t’ju rikujtoj që kjo nuk ka të bëjë detyrimisht me inovacion ose teknologji; por me decentralizim dhe pavarësi. Mendojeni si një zinxhir: Burimi i Hapur (open source) dhe Softueri i Lirë (Free Software) janë mjetet më të mira për të kultivuar një mjedis të decentralizuar, ndërkohë që teknologjia është mjeti më i mire për t’i shërbyer një mjedisi të hapur. Po ta mendosh mirë, është shumë e lehtë për t’u kuptuar; pa patur nëvojë për shpikje rrotash.

Sidoqoftë, mendimet e mia rreth decentralizimit, burimit të hapur dhe filozofisë së softuerit të lirë do të pasojnë në një blog post të veçantë në javët në vazhdim.

OSCAL Laptop

Jemi përpjekur të kujdeseshim për të gjitha detajet, sado të vogla, gjatë dhe përpara konferencës; diçka që u vlerësua nga audienca dhe folësit. Mëgjithëse brenda skuadrës organizuese kishte disa momente paniku ‘apokaliptike’ gjatë ditës. Jam i lehtësuar që kjo nuk ishte venë re nga audienca (shhhhh).

Rreth 400-450 persona unikë kanë marrë pjesë në OSCAL për të dyja ditët, duke e bërë një nga konferencat më të mëdha në Shqipëri (dhe supozoj më e madhja që është organizuar ndonjeherë nga një OJF). Por numri i pjesëmarrësve nuk ishte prioritet për ne (megjithëse është bukur të shohesh mbi 300 njerëz duke ngrënë sanduiçe të bëra me dashuri, pasi jemi kujdesur madje dhe për atë). Folësit kanë qenë vertetë të mahnitshëm dhe jam i lumtur që OSCAL ka filluar të jetë ngadalë-ngadalë konferenca dalluese rajonale rreth burimit të hapur. Tudor Jam i privilegjuar që jam pjesë e lëvizjes së softuerit të lirë në Shqipëri dhe me arritje aq të rëndësishme në komunitetin tonë, siç është OSCAL, kuptoj sa kritik është misioni ynë. Shpresoj për një vit tjetër plot decentralizim! Dua të falënderoj këtu dhe vullnetarët tanë, të cilët u kujdesen për logjistikën në godinë. Shpresoj t’ju shoh më shpesh në Open Labs 🙂 Gjithashtu një falëndërim i sinqertë për sponsorët tanë, të cilët bënë të mundur strukturat tona, në veçanti Raiffeisen Bank, Ambasada Norvegjeze, si dhe Mozilla !

Gjatë OSCAL kishim gjithashtu mundësinë perfekte për një takim të kontribuesve të SitePoint; ku përfunduam dukë bërë thashetheme rreth trendeve më të fundit të teknologjive të web-it. Pasi Chris Ward dhe Bruno Skvorc prezantuan në konferencë, më në fund takuam editorët tanë në qytetin tonë. Bota me rrota!
Shumë faleminderit SitePoint që ishte Bronze Sponsor këtë vit!

SitePoint

Mund të gjeni të gjitha tweets të OSCAL’15 në Twitter me hashtag-un #oscal2015 . Do ju përditësoj kur të gjitha fotot dhe videot të jenë online gjithashtu.
Faleminderit Andis Rado për fotot! Ato janë të licensuara nën një license Creative Commons Attribution ShareAlike..Jemi duke planifikuar OSCAL 2016 që tani, kështu që do të keni lajme më shpejt se ç’mund të mendoni 🙂

Elevator