Updated on Dhjetor 31, 2015
Të rejat në Firefox OS 2.5
I përkthyer nga artikulli im në anglisht në SitePoint nga Boris Budini dhe korigjuar nga Jona Azizaj. Krijuar për Mozilla Academy 2015 në Tiranë organizuar nga Open Labs.
Firefox OS 2.5 do të dalë më 2 Tetor, duke hapur një gamë të gjerë mundësish të reja, veçanërisht për zhvilluesit. Lexoni më tej për të zbuluar se çfarë mund të prisni në versionin tjetër të Firefox OS.
Versione më të hershme të Firefox OS 2.5 jane emërtuar 3.0. Versioni zyrtar është 2.5.
Prezantojmë Shtojcat
Shtojcat (add-ons) janë një koncept i mirënjohur në botën e shfletuesve të internetit, dhe Mozilla beson se nga ky fleksibilitet duhet të perfitojnë gjithashtu dhe platformat mobile. Si pjesë e projektit Spark, shtojcat janë përfshirë në Firefox OS për të përmirësuar eksperiencën në të njëjtën mënyrë siç ndodhi dhe në Firefox për Desktop.
Një shtojcë e vetme Firefox OS mund të zgjerojë vetëm një aplikacion, disa, ose të gjitha.
Për ta përmbledhur:
Shtojcat janë paketa aplikacioni të kompozuara nga JavaScript, CSS dhe gjuhë të tjera. Sidoqoftë, ato nuk funksionojnë si aplikacione më vete. Përkundrazi, manifest-et e shtojcave përfshijnë risitë e veçanta për të përcaktuar se në cilat aplikacone përfshihet shtesa. Kur në një pajisje Firefox OS hapet aplikacioni për të cilin gjendet një shtojcë, shtesa përfshihet në çdo lloj aplikacioni që përmban kriterin e specifikuar të shtojcës.
Shtojcat dhe aplikacionet paketohen në të njëjten mënyrë, prandaj ata kanë një proçes instalimi të ngjashëm dhe kanë që të dyja mbështetje në WebIDE. Megjithatë, ato duhet të jenë aplikacione të privilegjuara, por nuk kanë nevojë për privilegje të tjera mbasi janë instaluar.
Në vazhdimësi do të shikojmë komponentet kryesore të një shtese. Gjithashtu kontrolloni dokumentimin zyrtar në Mozilla Developer Network për detaje dhe ndryshime (në anglisht).
Shënim Shtojcat e Firefox OS përdorin të njëjtin model si WebExtensions. E fundit bazohet kryesisht në shtojcat e Chrome/Blink, duke sjellë shumë avantazhe në lidhje me ndërveprimin e shtesave. Drejtohu tekdokumentimi i WebExtensions API
Manifesti
Le të fillojmë me manifestin. Në vazhdim është një shembull manifesti i një shtojce (më e lehta):
{
"name": "Hello World Add-on",
"description": "Hello world add-on",
"customizations": [{
"filter": ".*",
"scripts": ["js/index.js"]
}],
"role": "addon"
}
Fusha customizations
duhet të përfshihet qe të specifikohet aplikacioni në të cilën shtesa përfshihet, dhe se cili/cilat kod/kode do të përfshihen në aplikacionin/aplikacionet e prekur(a).
Filtrat
Filtrat janë shprehje RegEx që përkojnë kundrejt URL-së së faqes që po hapet për të vendosur nëse aplikacioni është i prekur nga shtojca. Disa shembuj:
– .*: përkon me çdo aplikacion dhe faqe.
– gaiamobile.org: përkon vetëm me aplikacionet Gaia (pra sistemi), por jo me aplikacionet e zhvilluesit.
– m.facebook.com: përfshin vetëm aplikacionin dhe webfaqen e Facebook.
Aktivizimi/ç’aktivizimi
Shtojcat janë të aktivizuara automatikisht mbas instalimit. Ato mund të aktivizohen/ç’aktivizhen nëpërmjet Settings> Add-ons, ose duke përdorur navigator.mozApps.mgmt.setEnabled()
.
Autorizimet
Shtojcat i trashëgojnë lejet nga aplikacioni i tyre. Të kërkoni leje në manifestin e shtojcës nuk do të ketë asnjë efekt, dhe nuk do të ekspozojë asnjë nga API ndaj shtesës që nuk janë në dispozicion për aplikacionin.
Çdo gjë që është shkruar në dritaren e objektit të shtojcës nuk është në dispozicion për kodin e aplikacionit, pasi shtojcat ndajnë vetëm një version proxy të përmbajtjes së dritares. Sidoqoftë, çdo gjë në dritaren e objektit që është vendosur nga kodi i aplikacionit është i disponueshëm për shtojcën. DOM është gjithashtu i disponueshëm si zakonisht.
Kur një shtesë injektohet në një aplikacion që po hapet, të gjitha skedarët injektohen në aplikacion përpara se aplikacioni të fillojë punën, duke përfshirë dhe DOM. Shënim: Shtojcat mund të injektohen edhe në webfaqe.
Aktualisht shtojcat janë të hostuara në një repo që quhet Hackerplace, duke qënë se janë akoma eksperimentale. Sidoqoftë planet janë që të gjënden ne Firefox Marketplace në të ardhmen e afërt.
Kjo thjesht gërvisht sipërfaqen e gjithçkaje që ka të bëjë me shtojcat për Firefox OS, sidoqoftë shkoni tek Mozilla Developer Network nëse dëshironi të mësoni më shumë për këtë subjekt.
Dallim Zëri
Mozilla gjithashtu ka bërë progres në përfshirjen e dallimit të zërit, e quajtur Vaani, duke përdorur fuqinë e Speech API. Fatkeqësisht nuk ka shumë lajme për të duke qënë se është i ngatërruar me një specifikim API nga W3C në 2012 dhe një draft përcaktues jozyrtar nga 2014.
Sipas Kelly Davis, drejtues i përpjekjeve të dallimit të zërit në Mozilla, planet e ardhshme janë planifikuar të implementohen në Firefox OS 2.5:
- Telefono [kontakt]
- Telefono [numri]
- Vendos alarmin
- Vendos kohën
- Hap [Aplikacionin]
- Gjuhët: Anglisht (bazë). Shkarkuar nga Firefox Marketplace: Spanjisht, Frengjisht
Parametrat në aplikacion për të aktivizuar kontributet e Komunitetit (regjistro shembuj në gjuhë/theks për Amazon cloud të Mozilla)
Kelly Davis foli në Mozilla Weekend Berlin në Korrik gjithashtu për statusin e dallimit të zërit, kështu që kontrolloni regjistrimin nëse dëshiron të dini më shumë për procesin:
Pin the Web
Ndoshta jo ndonjë që për të cilën zhvilluesve u intereson, por që gjithsesi ja vlen të citohet, është aftësia e re Pin the Web, që u lejon përdoruesve të marrin faqe dhe ti shndërrojnë në ikona në faqen kryesore, në mënyrë të ngjashme me aplikacionet.
Prezantim me slide që shpjegon filozofinë që fshihet pas “Ngjit Internetin” janë të disponueshme sëbashku me prototipin e veçorive të treguara në videon e mëposhtme:
Mbrojtja ndaj Gjurmimit
Duke supozuar se personat që perdorin dritare private nuk duan të gjurmohen, Mozilla perfshiu mbrojtjen nga gjurmimi ne Firefox Developer Edition 42 duke futur në përdorim Shfletimin Privat. Kjo aftësi tashmë është përfshirë në Firefox OS 2.5. Edhe pse Firefox (dhe Firefox OS) ka një aftësi ‘Mos Më Ndiq’ e cila u thotë faqeve që mos të ndjekë sjelljen e përdoruesit, kompanitë mund ta shpërfillin. Opsioni Mbrojtja ndaj Gjurmimit në Firefox bllokon faqet dhe domainet të njohura për gjurmimin e përdoruesve.
Shiko Burimin
Firefox OS 2.5 gjithashtu u lejon zhvilluesve (dhe përdoruesve) të shikojnë burim kodin e një aplikacioni web-i. Kjo është e dobishme kur dëshiron të kontrollosh një pjesë të faqes pa nevojën e mjeteve debugging. Progresi i kësaj cilësie gjëndet këtu.