Updated on Shkurt 28, 2016
Utopia e sipërmarrjeve në Tiranë
Më shqetëson shumë fryma prej Don Kishoti përsa i përket sipërmarrjës në Tiranë. Në fillim isha entuziast pasi po vija re shtimin e diversitetit në skenën teknologjike, por tani duke e parë në retrospektivë, është bërë komplet qesharake. Sipërmarrja e vetme e sukssesshme (ose që është në rrugë të mirë) është Dentem. Asnjë ‘startup’ i mirëfilltë në Tiranë nuk ka arritur të jetë më shumë sesa një vrimë në ujë.
Por këtu nuk është detyrimisht problemi. Ai qëndron në faktin që kemi shumë më tëpër aktivitete dhe programe sipërmarrjeje sesa vetë startup-e. Pa kritikuar ose gjykuar mbi cilësinë e tyre, lë t’i marrim më rradhë:
Business Magazine Albania | Startup Grind |
Garazhi | Startup Live |
Java e Inovacionit | Startup Pirates |
MyOffice | Startup Weekend |
Ofiçina | Startups.al |
Protik | Talent Garden |
Qendra Rinore | Yunus Social Business |
Nuk kam ndërmend të shkoj në detaje këtu, por trendi është i qartë që frymëzohemi nga një utopi (ose pseudo utopi do thoja) si Silicon Valley në Kaliforni. Pikërisht kjo mendësi është problematika në këtë mes.
Do thoni ju “po të paktën po përpiqemi të ndryshojmë situatën“. Jo! Ju thjesht po luftoni simptomat. Të krijosh një ambient të përshtatshëm në Tiranë / Shqipëri për biznese do të thotë që si taksapagues ti e di ku, kur dhe sa taksa duhet të paguash. Nuk e di për ju, por preferoj të paguaj më shumë taksa në një proces të qartë që nuk ndryshon çdo ca muaj, sesa të hallakatesha nëpër burokracira administrative. Është e trishtë që duhet të iki në QKR 2-3x rradhazi pasi një punonjëse e cila i duket jeta monotone përton të më thotë që në fillim cilat dokumenta më nevojiten.
Mos të kesh mundësi të deklarosh shpenzimet e shërbimeve (si hosting ose freelancers) nga jashtë Shqipërie pasi do të klasifikoheshe si biznes me T.V.Sh. Këto dhe shumë më tëpër, të dashur ençrëprenërë janë arsyet pse gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë këtu.Tjetër: Si freelancer duhet të mbaj patjetër një vend me qira. Po nëse preferoj të punoj nëpër lokale? Mëqë po flasim për sipërmarrjen: Si mund të deklaroj si shpenzim një biletë avioni të blerë onlinë me kartë krediti / debiti? Si janë menduar raste të tilla?
Pikërisht këtu duhet mëshuar. Tregtia online (e-commerce), niveli skandaloz i e-banking, rradhët e gjata në QKR, procesi burokratik për transferta ndërkombëtare etj. etj. etj.
Nuk mund të kemi lojtarë të suksesshëm kur sistemi vetë është jokompatibël. Siç thashë, duhet filluar nga rrënjet, jo nga gjethet.
Kalorës? Jo, do bëhëm sipërmarrës!
Lë të flasim pak për Ministrinë e Inovacionit. Sa shumë iniciativa janë mbështetur financiarisht nga Ministria ose programet e saj? Ku janë rezultatet e planit të kthimit të administratës shtetërore në sisteme open source? Në vend që t’i jap paratë e mia monopoleve si Microsoft, do preferoja shumë më tëpër të investohen në struktura të tjera më të vlefshme. Shumë njërëz nuk e kuptojnë këtë, por nësë ti paguan taksa, gjasat janë që paratë e tua aty përfundojnë.
Po AITA? Sa herë ka premtuar që do mbështesë financiarisht fituesit e aktiviteteve të ndryshme si Startup Live dhe Startup Weekend? I kanë marrë startupet në fjalë ato fonde?
Të gjitha këto aktivitete kanë shkaktuar dhe një konfuzion të paparë tek të rinjtë dhe dashamirësit e teknologjisë, pasi janë përzier dhe ngatërruar koncepte, ku asnjëri nuk di më ku të marrë pjesë, dhe shkon nga njëri vend të tjetri pa asnjë plan ose qëllim. Shumë skenë e trishtë për t’u parë.
Situata të ngjashme janë bllokues për një mjedis të shëndetshëm përsa i përket zhvillimit të tij. Në vend që të adresohen këto probleme, shpërndajmë citime nga Steve Jobs pseudo motivues duke u lutur që të ndodhin ndryshime.
Kjo është dhe arsyeja pse jam distancuar nga kjo skenë.
Një flluskë që do plasë në një moment. Mezi po pres.
-
Dorian Qose
-
Elio Qoshi
-
-
Klajd
-
Elio Qoshi
-
-
Jetmira Allushi
-
Elio Qoshi
-